USHMT organizon marsh simbolik për hir të festave të nëntorit

Tetova

USHMT organizon marsh simbolik për hir të festave të nëntorit

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 09:17
USHMT

Për hir të 22 Nëntorit, ditës së alfabetit Unioni i Shkollave të Mesme Tetovë ka organizuar marsh simbolik dhe program festiv.

Marshi do të jetë me pikënisje në shkollën Medicinale SHMKM “Nikolla Shtejn” – Tetove ora 12:00. Do të vazhdojë deri në qendër të Tetovës. Më pas programi do të vijojë në Pallatin e Kulturës me fillim të orës 13:00. Programi do të përmbajë këngë, poezi, recitale të organizuara me iniciativë të vet nxënësve. USHMT u’a uron festën dhe i mirëpret të gjithë të interesuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat