Largohen shitësit ambulant nga hapësirat publike në qendër të Tetovës - Bota Sot
Largohen shitësit ambulant nga hapësirat publike në qendër të Tetovës

Tetova

E enjte, 18 tetor 2018

Largohen shitësit ambulant nga hapësirat publike në qendër të Tetovës

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 16:16
Komuna e Tetoves

Inspektorati komunal i komunës së Tetovës në bashkëpunim me Sektorin për punë të brendshme në Tetovë, nga dita e mërkurë filluan aksion të përbashkët për largimin e shitësve ambulant të cilët ushtrojnë veprimtari të paligjshme në pjesën qëndrore të qytetit.

Lirimi i hapësirave të uzurpuara publike në Sheshin ”Iliria”, rrugët dhe trotoaret e qytetit në këtë periudhë të vitit bëhet edhe për shkak rritjes së fluksit të qytetarëve si rezultat i festave të fundvitit dhe rritjes së komunikacionit rrugor që vjen si pasojë e kthimit të mërgimtarëve.

Siç bëjnë të ditur nga komuna, ky aksion i koordinuar do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që trotuaret dhe hapësirat publike të kthehen në funksion të qarkullimit të lirshëm të këmbësorëve, kurse vepritmaria ekonomike e shitësve ambulant të bëhet në pajtueshmëri me ligjin dhe në vendet e parapara për këtë aktivitet.

Komuna e Tetovës, njofton qytetarët se me rastin e Vitit të Ri, organizon dhënie me qera të hapësirës publike për shitje të dhuratave dhe zbukurimeve për Vitin e Ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test