Shtatë të lënduar dhe dëm prej 130.000 denarëve në tre aksidente në rrethinën e Tetovës - Bota Sot
Shtatë të lënduar dhe dëm prej 130.000 denarëve në tre aksidente në rrethinën e Tetovës

Tetova

E diel, 23 shtator 2018

Shtatë të lënduar dhe dëm prej 130.000 denarëve në tre aksidente në rrethinën e Tetovës

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 16:32
Ilustrim

Shtatë të lënduar dhe dëm material prej rreth 130 mijë denarëve janë pasojat e tre aksidenteve, që për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme kanë ndodhur dje në tre vende në rrethinën e Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Me pasojat më të rënda për njerëzit ka qenë aksidenti që ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në rrugën rajonale që i ndërlidh fshatrat e Tetovës, Kamjan dhe Jellovjan, pasi që A.I. (59) nga Kamjani ka humbur kontroll mbi traktorin “IMT” pa targa të cilin e ka drejtuar dhe ka dalë nga rruga.

“Në aksident Z.I. (33) dhe një vajzë 11 vjeçare nga Kamjani, të cilët kanë qenë të ulur në rimorkion e improvizuar, janë rrëzuar nga traktori dhe kanë marrë lëndime të lehta, janë dërguar në spitalin klinik dhe pas dhënies së ndihmës janë lëshua në mjekim shtëpiak. Më shumë të lënduar – tre ka pasur në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 18 në autostradën Shkup – Tetovë kur një veturë “golf” me targa të Tetovës i drejtuar nga A.Xh. (48) nga Reçica e Vogël për shkak të shpejtësisë së madhe, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me rrethojën mbrojtëse.

Tre bashkudhëtarët , me automjet janë dërguar në spitalin klinik dhe pas dhënies së ndihmës janë lëshua në mjekim shtëpiak. Është shkaktuar dëm material prej 30 mijë denarëve. Dëm më i madh material është shkaktuar në aksidentin që ka ndodh të dielën rreth orës 2 e 30 min pas mesnate në autostradën Gostivar-Tetovë afër Kamjanit. Shoferi dhe bashkudhëtarja kanë marrë lëndime të lehta, janë dërguar në spitalin e Tetovës dhe pas dhënies së ndihmës janë lëshua në mjekim shtëpiak. Është shkaktuar dëm material prej 100 mijë denarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test