Tetova, një qytet pa transport publik - Bota Sot
Tetova, një qytet pa transport publik

Tetova

E enjte, 18 janar 2018

Tetova, një qytet pa transport publik

Më: 13 janar 2018 Në ora: 18:00
Ilustrim

Qyteti i Tetovës ka vite që përballet me mungesë të transporti urban. Edhe përkundër premtimeve të shumta si nga komuna po ashtu edhe nga qeveria ky problem nuk arrin të zgjidhet.

Qytetarë e anketuar për TVM2, shprehen se Tetovës i duhet një transport publik pasi do të lehtësonte qarkullimin në rrugët e Tetovës, si dhe për xhepat e qytetarëve do të ishte më i lirë.

“Patjetër se duhet të ketë. Gjithsesi se po duhet me pasur transport urban,si çdo qytet apo metropol tjetër, Tetovë është zhvilluar mjaft dhe ka nevojë për transport urban” – tha një qytetarë.

“Sigurisht se i mungon, i mungon edhe rregulli i transportit urban,d.m.th. ai orari i përpiktë dhe me siguri nuk do të kemi këtë kaos, së paku do të rregullohet ky kaosi në komunikacion. Mirëpo transporti urban mbanë një nivel tjetër komunikimit qytetërues” – u shpreh një qytetarë tjetër.

 “Duhet të ketë, mirë do ishte. Shikoni veturat siç lëvizin . Vend që të vij me autobus ose fugon ai merr veturën një person” – deklaroi një qytetarë nga Tetova.

 Nga ana tjetër e para e komunës së Tetovës Teuta Arifi,shprehet se ky është projekt i madh dhe se duhet edhe mjete financiar. Sipas saj komuna ka kërkuar ndihmë jo vetëm nga qeveria por edhe nga donator të jashtëm.

“Normalisht siç e dini ne kemi themeluar ndërmarrjen publike,mirëpo për të filluar një ndërmarrje publike e atij kapaciteti funksionoj kërkon edhe një bazament më të fuqishëm financiar , që ne si komunë mund të themi se e kemi shumë modest. Për këtë arsye jemi në kërkim të mbështetjes jo vetëm nga qeveria por edhe nga donator të jashtë , që të mundet të krijohet një kapacitet bazik që të mund të filloj të funksionoj, se qëllimi është kur të filloj të funksionoj me sukses, ne mbetemi të angazhuar që ndërmarrja publike për transport të arrin dhe të vendoset në funksion” – tha numri një i Tetovës, Teuta Arifi.

Arifi shprehet me tej se edhe ketë vit komuna e Tetovës ka ndarë mjete për këtë ndërmarrje, dhe pret përgjigje pozitive si nga qeveria po ashtu edhe nga donatorët.

Ne e kemi ripërsëritur kërkesën në fund pasi e kemi votuar buxhetin, pasi e quajtëm të arsyeshme që ta ripërsërisim kërkesën për vitin që vjen , dhe presim që të kemi përgjigje pozitive, dhe kemi bërë kërkesë tek dy adresa donatorësh të jashtëm dhe mendojë që presim edhe prej atyre pozitive, dhe ne kemi ndarë buxhetin tonë kështu që mendojë se do të jetë një vit i mbarë edhe për këtë ndërmarrje.

Deri sa komuna e Tetovës përballet me mungesë të transporti publik edhe komunikacioni në këtë qytet është i ngarkuar. 

Poashtu vlerësohet se transporti urban do të ndikonte pozitivisht në uljen e ndotjes, pasi shumë qytetar në vend të veturave personale për transport do të shfrytëzonin transportin urban.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test