Ministria e Transportit: Nuk ka pasur kërkesë për autobusë nga Komuna Tetovë

Tetova

Ministria e Transportit: Nuk ka pasur kërkesë për autobusë nga Komuna Tetovë

Më: 20 janar 2018 Në ora: 17:24
Komuna e Tetovës

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka mohuar të ketë arritur ndonjë kërkesë nga komuna e Tetovës, për furnizimin me tetë autobusë urban për transport publik. Nga kjo Ministri madje thonë se, për këtë vit, nuk janë paraparë mjete për këtë çështje.

E para, në Ministrinë e Transportit nuk figuron asnjë kërkesë nga komuna e Tetovës lidhur me furnizimin me autobusë. E dyta, Ministria sivjet nuk ka ndarë apo planifikuar mjete për ta ndihmuar komunën e Tetovës për autobusët në fjalë. Dhe e treta, Ministria e Transportit nuk është kompetente për t’i furnizuar komunat me mjete transporti, por këtë gjë duhet ta bëj Qeveria- bëhet me dije nga  Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Mohimi nga Ministria e Transportit vjen vetëm një javë pasi e para e komunës së Tetovës, e pyetur për transportin publik, ka deklaruar se fill pas miratimit të buxhetit është ripërsërtitur kërkesa drejtuar Ministrisë së transportit, gjegjësisht Qeverisë, ndërkohë që është shprehur se, janë lëshuar kërkesa edhe tek disa donatorë të huaj për ndihmë në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat