Rreshjet e mëdha të shiut shkaktuan probleme në rajonin e Tetovës

Tetova

Rreshjet e mëdha të shiut shkaktuan probleme në rajonin e Tetovës

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 21:54
Tetovë

Reshjet e shiut që kanë kapluar Maqedoninë kanë shkaktuar më shumë problem në rajonin e Tetovë.

Për shkak reshjeve në rrugën Shipkovicë-Brodec në lokacionin Përroi i Madh qarkullimi i automjeteve realizohet me vështirësi, ndërsa në Poroj autoritetet është dashur të intervenojnë për të penguar daljen e lumit nga shtrati.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi ka njoftuar se ekipe të shërbimeve komunale janë në teren dhe po kontrollojnë situatën.

“Në mënyrë preventive është intervenuar përgjatë rrjedhës së lumit në fshatin Poroj, dhe në disa pika kritike në qytet. Ekipet punuese janë duke punuar në rrugën e Banjës, ku në disa pika ka rrëshqitje të dheut dhe shkëmbinjëve.

Në rrugën Shipkovicë-Brodec në lokacionin Përroi i Madh qarkullimi i automjeteve realizohet me vështirësi, dhe së shpejti do të intervenohet me maqineri përkatëse me qëllim sigurim të qarkullimit të lirë dhe pa pengesa. Në Reçicë të Madhe situata paraqitet e qetë dhe nën kontroll dhe po vëzhgohet në kontinuitet nga ekipet komunale.

Gjatë ditës ekipet e NPK Tetova – Tetovë kanë intervenuar dhe vazhdojnë të qëndrojnë në teren duke ndjekur nga afër situatën”, ka thënë kryetarja e komunës Teuta Arifi.

Ajo ka bërë apel qytetarët të mos dalin dhe të qarkullojnë pa nevojë në lokacionet e lartpërmendura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat