Tetovë, humb jetën një adoleshent në fatkeqësi komunikacioni me motoçikletë

Tetova

Tetovë, humb jetën një adoleshent në fatkeqësi komunikacioni me motoçikletë

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 20:10
Ilustrim

Një motoçiklist nga Pallçishti i Poshtëm në Tetovë, ka humbur sot jetën në një fatkeqësi komunikacioni, pasi ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe është përplasur me automjetin e parkuar “Opel Astra” me targa të Tetovës.

Siç informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, I.I rreth orës 13:45 minuta është sjellur në ambulancën private “Kujdesi” në Reçicë të Madhe të Tetovës, pa shenja jete.

Josifovski shtoi se do të bëhet ekspertizë nga prokurori publik, kompetentë nga Mjekësia Ligjore dhe ekipi i SPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat