Shënohet 480 vjetori i teqesë “Arabati Baba” në Tetovë

Tetova

Shënohet 480 vjetori i teqesë “Arabati Baba” në Tetovë

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 15:15
Tetovë

Nën organizimin e Bashkësisë Bektashiane në Maqedoni, u organizua një ekspozitë me rastin e 480 vjetorit të ndërtimit të teqesë “Arabati Baba” në Tetovë.

Përmes fotografive vizitorët kishin mundësi të njihen me historinë e teqesë, e ndërtuar më 1538 nga Sersem Sali, vezir i sulltan Sulejmanit.

Para të pranismive, fjalim mbajti kryegjyshi botëror, Edmond Brahimaj dhe sekretari Armend Sulejmani, të cilët theksuan problemet gjyqësore-pronësore me Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë.

Në aktivitet foli edhe Stavre Xhikov, ish-kryeprokuror i Maqedonisë, që tha se bektashizmi paraqet një urë ndërmjet krishterizmit dhe islamit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat