Nxënës filloristë nga Kumanova e vizituan Universitetin e Tetovës

Tetova

Nxënës filloristë nga Kumanova e vizituan Universitetin e Tetovës

Më: 8 maj 2018 Në ora: 12:30
Nxënës filloristë

Nxënësit e ciklit të ulët të shkollës fillore “Naim Frashëri” nga qyteti i Kumanovës, më 7 maj 2018, e vizituan Universitetin e Tetovës.

Drejtuesit e kësaj shkolle, në kuadër të agjendës së tyre për të realizuar vizita në institucione të rëndësishme në vend, kanë përzgjedhur pikërisht UT-në për ta vizituar dhe për t’i njohur nxënësit e tyre me veprimtarinë arsimore dhe shkencore që e zhvillon ky institucion i arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë.

Në këtë takim, nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” zhvilluan edhe një bashkëbisedim me profesorët e UT-së, duke shfaqur interesimin, planet e tyre të ardhshme për të vijuar studimet në programet studimore që ofron Universiteti i Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat