Arrestohen dy tetovarë, u kapën me marihuanë

Tetova

Arrestohen dy tetovarë, u kapën me marihuanë

Më: 11 maj 2018 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 18:00 në rrugën lokale Shemshovë-Zhillcë, nga zyrtarët policor, gjatë kontrollimit të personave dhe veturës së tyre të tipit “Pasat”, e drejtuar nga F.N. (53) nga Tetova dhe “Opel Astra”, e drejtuar nga N.B. (55) nga Tetova, në veturë “Opel Astra” është gjetur disa kilogram marihuanë.

Pastaj, nga ana e policisë, me urdhër nga prokurori publik është bërë hetim në shtëpitë e të gjithëve, me çka në shtëpinë e F.N. është gjetur kokainë.

Të dy personat mbahen në SPB Tetovë për procedura të mëtejshme.

Janë marr masa për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat