Një i moshuar gjendet i vdekur në banesën e tij në Tetovë

Tetova

Një i moshuar gjendet i vdekur në banesën e tij në Tetovë

Më: 28 maj 2018 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Në Tetovë është gjetur një burrë i vdekur në një banesë në Tetovë. Rasti është raportuar nga fqinjët pasi që nga banesa është përhapur erë e pakëndshme.

Dje rreth orës 10:20 në SPB Tetovë, S.O (45) nga Tetova ka denoncuar se në një banesë në rr. “121”, ku ka jetuar B.P (75), në ditët e fundit ndjehet erë e pakëndshme.

Pas kësaj, policia ka kryer kontroll në vendin e raportuar, ku e kanë gjetur trupin e pajetë të B.P. Një ekip i SPB-së të Tetovës ka kryer ekspertizën.

Me urdhër të prokurorisë, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat