Detaje nga policia për vrasjen e tetovarit

Tetova

Detaje nga policia për vrasjen e tetovarit

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e personit J.R (38), i shumëkërkuar nga organet e drejtësisë.

Sipas policisë, në orët e hershme të mëngjesit, në fshatin Llarcë, pas një plani të përgatitur, njësitet e policisë u nisën për të kapur personin e kërkuar me fletarrest ndërkombëtar dhe vendor.

Ai duhej që të vuaj dënim prej 26 vitesh e 10 muaj, i kallëzuar penalisht për 16 forma të veprës së rëndë penale si vrasje, tentimvrasje, grabitje, privim të paligjshëm nga liria, armëmbajtje pa leje ose materieve shpërthyese, sie dhe vjedhje të rënda, lëndime të rënda e pjesëmarrje në rrahje.

Katër herë policia ka tentuar që ta arrestojë, mirëpo tashmë i vrari ka rezistuar duke përdorur armë zjarri ndaj policëve.

Gjatë mëngjesit të hershëm, duke tentuar që ta arrestojnë, J.R ka përdorur bombë dhe ka tentuar që të ikë, i veshur me antiplumb, i armatosur me pushkë automatike, pushkë karabinë, pistoletë dhe katër bomba dore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat