Shqiptari nga Tetova përgatit picën më gjigante për kupën UEFA në Moskë

Tetova

Shqiptari nga Tetova përgatit picën më gjigante për kupën UEFA në Moskë

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 12 qershor 2018 Në ora: 18:56
Rufi Shabani

Ndonëse ju duket paska interesante por është e vërtetë, me siguri e njihni tashmë Rufi Shabanin kuzhinierin e njohur nga Tetova që jeton dhe vepron në Moskë të Rusisë për specialitetet interesante dhe picat që po bën atje në lokalet që i menaxhon, por që vjen një tjetër lajm interesant nga dora e Rufiut.

Është po ai i cili ka fituar në shumë kompeticione në Rusi duke përfaqësuar kështu shqiptarët dhe kuzhinën e stërmbushur me specialitete, e këtë herë ai do të bëj një tjetër surprizë për të bërë krenarë shqiptarët.

Nuk është vetëm Era Istrefi ajo që do paraqitet dhe do mbahet mend për këngën e UEFA kupës por edhe Rufi Shabani që do bëj picën gjigante gjatë këtij kampionati të futbollit ndërsa në lokalet e tij do të ushqehen thuajse të gjitha ekipet e futbollit nga mbarë bota, e që tetovari i njohur do ju gatuaj atyre ushqime të ndryshme përfshirë dhe pica.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat