Diplomon gjenerata e 14 në UEJL, Dika: Po hapet perspektiva për të rinjtë

Tetova

Diplomon gjenerata e 14 në UEJL, Dika: Po hapet perspektiva për të rinjtë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 06:38
Diplomon gjenerata e 14 në UEJL

Studentët e universitetit të Europës Juglindore në Tetovë,  hodhën  kapelat e tyre të diplomimit në ceremoninë solemne  që organizohet çdo fund vit nga ky universitet. Kjo është gjenerata e katërmbëdhjetë e UEJL-së , që nga themelimi. Rektori në largim Zamir Dika , tha se ky vit, sjell shpresën për këta studentë, se të ardhmen mund ta ndërtojnë në vendin e tyre, pa pasur nevojë të largohen prej tij.

“Situata ndoshta është si vitin e kaluar, por ja çuditërisht unë jam më i motivuar se vitin e kaluar. Kjo është një pjesë e fjalimit që para se të shpallet momenti i ri çështja e emrit, ai i mundësisë së anëtarësimit në NATO dhe hapjen e bisedimeve për në BE, ky është një shpresë për ardhmërinë e vendit pra edhe tuajën. Ky universitet sot njihet edhe botërisht si një model i institucionit të arsimit të lartë në rajon i konstatuar edhe nga vlerësuesit ndërkombëtar të asociacionit  universiteteve evropiane”, tha Zamir Dika, rektor në largim i UEJL-së.

Ademi: Të rinjtë janë liderët e ardhshëm, mësoni!

Ministri i arsimit Arbër Ademi, theksoi se Ministria e Arsimit do të jetë gjithmonë në përkrahje të universiteteve.

“Ky është një brez i ri i të rinjve, dhe unë jam i sigurt që këta të rinj,  kanë më perspektivë  dhe që nuk kanë gabuar në zgjedhjen e fakulteteve. Këta të rinj, janë liderët e ardhshëm në shumë sfera dhe segmente të shoqërisë, në bazë të fushave që i kanë studiuar dhe njohurive që i kanë fituar”, tha Arbër Ademi,  Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin stafi akademik i UEJL-së, përfaqësues të ambasadave të huaja dhe shumë familjarë të studentëve që diplomuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat