Në Tetovë në muajin korrik dhe gusht janë zvogëluar aksidentet në komunikacion

Tetova

Në Tetovë në muajin korrik dhe gusht janë zvogëluar aksidentet në komunikacion

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 19:32
Ilustrim

Gjithsej 173 aksidente në komunikacion kanë ndodhur në rajonin e Tetovës për gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti. Numri është zvogëluar për 26 aksidente më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njofton zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas tij, në komunikacion gjatë muajit korrik të këtij viti ka një aksident ku ka humbur jetën një person, pesë me lëndime të rënda trupore, 40 deri 83 me lëndime të lehta, ndërsa në 50 aksidentet ka pasur vetëm dëme materiale me vlerë mbi tre milionë e 100 mijë denarë.

Numri më i madh nga gjithsej 97 aksidente gjatë muajit korrik gjegjësisht 47 kanë ndodhur në rrugët e qytetit dhe atë veçanërisht në qendrat “Ilinden”, “Video Smillevski-Bato” dhe “Marshall Tito”.

Nga SPB Tetovë edhe njëherë përsërisin thirrjen që vozitësit të mos e tejkalojnë shpejtësinë e duhur dhe mos të tejkalojnë në vende jo të sigurta.

“Vozitësit veçanërisht në qytet duhet të jenë maksimalisht të kujdesshëm kur bëhet fjalë për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, ndërsa përparësi kanë këmbësorët dhe biçikletat në vendet ku ka trotuare dhe rrugë për biçikleta”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat