Tetovë, brenda një muaji janë arrestuar 120 shpërndarës të drogës - Bota Sot
Tetovë, brenda një muaji janë arrestuar 120 shpërndarës të drogës

Tetova

E enjte, 15 nëntor 2018

Tetovë, brenda një muaji janë arrestuar 120 shpërndarës të drogës

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Për vetëm një muaj në rajonin e Pollogut, që përfshin Tetovën dhe Gostivarin, janë arrestuar 120 përdorues dhe shpërndarës të substancave narkotike, 92 prej të cilëve janë arrestuar në Tetovë ndërsa 28 në rajonin e Gostivarit. Nga numri i përgjithshëm i personave të arrestuar, ka nga mosha 15 vjeçare deri në moshën 45 vjeçe, por që kryesisht janë meshkuj.

“Këto janë shoqëruar me fakte dhe mjete prove, sepse iu kemi gjetur sasi të konsiderueshme të marijuanës, kokainës, por janë siguruar edhe mjete të tjera prove. Bëhet fjalë për grupmosha të reja, që shfrytëzojnë narkotikë jo vetëm nëpër shkolla por edhe në vende publike, por ne nuk jemi të kënaqur me paraqitjet që bëjnë shkollat. Ne konsiderojmë se arsimtarët janë njerëzit me kontakte më të shpeshta që mund të identifikojnë fëmijët që futen në tregun e lëndëve narkotike, ne deri më tani kemi sukses në masat e prevencionit por paraqitjet ende janë në shkallë të ulët”, deklaroi Agim Nuhiu.

Sipas Nuhiut në mesin e të arrestuarve ka edhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Megjithatë udhëheqësit e institucioneve në fjalë një gjë të tillë e mohojnë, duke u shprehur se, dyshime ka por raste konkrete nuk kanë pasur.

“Raste të atilla mund të them se gati nuk kemi regjistrua mirëpo nuk dmth se na nuk i ndjekim ato raste, shkolla ka forma dhe mekanizmat e vet se si i përcjellën rastet që janë devijante te nxënësit. Më herët kemi pasur informata me nxënës por jo situatë alarmante, kemi pasur shenja po kemi intervenuar një atë drejtim dhe e kemi stabilizuar gjendjen”, tha Bajram Shahini – drejtor i Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.

Ndërsa drejtoresha e shkollës së mesme të mjekësisë Jehona Xheladini, madje kërkon një përkujdesje më të madhe nga prindërit e nxënësve.

“Në shkollën tonë nuk ka pasur ndonjë rast konkret që është etiketuar nxënësi me emër dhe mbiemër, mirëpo raste të tilla mund të ndodhin edhe jashtë dyerve të shkollës kjo do të thotë se ne nuk mund të jemi 24 ore me nxënësit bashkë që mbas orarit të mësimit ajo ngelet përgjegjësi e prindërve që duhet të kujdesen”, tha Jehona Xheladini.

Sasia më e madhe e drogës së kapur është marijuana e pasuar nga kokaina dhe substancat tjera narkotike. Nga Sektori i Punëve të brendshme i Tetovës, për Alsat thonë se masat e këtilla do të jenë edhe më të ashpra, deri në çrrënjosjen e plotë të këtij fenomeni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test