Gjatë kontrollimit në një objekt pa firmë, mbrëmë policia ka gjetur dhe konfiskuar 6.200 denarë dhe dy aparate të lojërave të fatit.
Siç informon zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski, objekti i cili gjendet në rrugën “Murat Bafqari” në Tetovë në pronësi të personit A.M (49) nga Gostivari.
Sipas të dhënave të tij, kontrolli është kryer rreth orës 23:00, ndërsa paratë janë gjetur në aparatet e llojit “Apeks” me çka me vërtetin janë marrë.
“Kundër pronarit, pas zbardhjes së plotë të rastit do të ngritet padi për organizimin të paligjshëm të lojërave të fatit”, tha Josifovski.