Vrasësi i bashkëshortes në Tetovë do të përgjigjet për tre vepra penale - Bota Sot
Vrasësi i bashkëshortes në Tetovë do të përgjigjet për tre vepra penale

Tetova

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Vrasësi i bashkëshortes në Tetovë do të përgjigjet për tre vepra penale

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 13:30
Policia

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë sot ka dorëzuar padi penale kundër 53-vjeçarit A.K, për shkak se ka kryer tre vepra penale “vrasje”, “tentim vrasje” dhe “armë mbajtje pa leje”.

Ak është i dyshuar për vrasjen e gruas së tij në fshatin Reçicë e Vogël në Tetovë.

Incidenti ka ndodhur pardje (e diel) në periudhën me orës 22:00 dhe 23:00 në Reçicë të Vogël.

Sipas policisë, i dyshuari A.K me armë ka vrarë gruan e tij H.K (52) dhe ka gjuajtur edhe në drejtim të R.XH (50) nga Reçica e Vogël, i cili ka kaluar pa lëndime.

53-vjeçari u arrestua gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot pritet të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test