Protestuesja: Nuk më dhanë zgjidhje për rrugën, tani do më prishin shtëpinë. Ku të shkoj unë me karrocë!

Tirana

Protestuesja: Nuk më dhanë zgjidhje për rrugën, tani do më prishin shtëpinë. Ku të shkoj unë me karrocë!

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 16:49
Protestuese

Protestës së sotme para Kryeministrisë iu bashkua dhe një e re me aftësi të kufizuar, e cila u shpreh që e ka ngritur zërin shpesh për mungesën e infrastrukturës ndërsa sot rrezikon të jetë pa shtëpi.

"Kam kërkuar të drejtën time për rrugën  mijëra herë, ai nuk më jep zgjidhje për rrugën, por më prish dhe shtëpinë, më lë në rrugë. Ku të më çojnë vëllezërit e mi, ku të shkoj unë me karrocë?"

Banorët u lanë afat institucioneve deri të martën në orën 16:00 që t'ju japin zgjidhje në të kundërt do të futen në grevë urie.

"Nëse nuk ka reagim, nuk ka reflektim për çfarë kemi kërkuar, të martën në darkë vijmë dhe vendosim çadrën këtu, hyjmë në grevë urie për të shpëtuar të ardhmen tonë.Të martën është afati i fundit. Keni dy ditë afat që tu jepni zgjidhje njerëzve në të kundërt do të gjeni kufomat në grevë urie poshtë Kryeministrisë, shpresojmë që jo."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat