“Qarkullonte për qejf me kallashnikovt”, ish-kreu i Policisë për masakrën në Tiranë: Dan Hutra ka gjunjëzuar institucionet e shtetit

Tirana

“Qarkullonte për qejf me kallashnikovt”, ish-kreu i Policisë për masakrën në Tiranë: Dan Hutra ka gjunjëzuar institucionet e shtetit

Më: 2 mars 2023 Në ora: 07:33
Foto nga emisoni

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shemsi Prençi i ftuar në studion e emisionit “Në Shënjestër” në News24 ka folur në lidhje e masakrën që tronditi ditën e sotme Tiranën pasi tri gra u vranë dhe 3 të tjera u plagosën nga tashmë i arrestuari Dan Hutra.

Prençi tha se Hutra ishte i njohur për konfliktet me familjarët që përfshinin sherret e shumta me bashkëjetueset, partneret e miqtë, ndërsa tha se sipas tij Hutra e kishte “gjunjëzuar” institucionet e shtetit.

Ish-kreu i Policisë ngritit pikëpyetjen se si një person i tillë ka arritur të shkojë nga Astiri, në Kamëz e më pas në Paskuqan duke lënë pas 3 skena krimi, ndërsa policia nuk ka mundur ta lokalizojë atë gjatë lëvizjes me makinën Mercedes Benz të marrë me qira.

“Ai ishte recidivist për konfliktet në familje, sherre me bashkëjetuese, partnere e miq. Sapo kam dëgjuar sekuencat e para për Hutrën, pasi e njihja, thashë që kjo nuk do mbyllej me kaq. Ai e ka shprehur se ishte dyshues për shtatzëninë e gruas. Këtë e ka thënë para 8 muajsh kur u arrestua. Dan Hutra e ka gjunjëzuar shtetin në shumë institucione. Kjo mund të parandalohej. Nuk duhej qëndrim liberal i gjykatës për të.

Si ka mundësi që një personazh i tillë të shkojë në Astir të bëjë vepër penale, pastaj në Kamëz e pastaj në Paskuqan. Ai me makinë lëvizi, ku ishte policia. Ka qarkulluar në një rrugë me trafik. Si mund të ndodhë që një person i futur në burg disa herë dhe shkon e kërcënon familjen dhe policia nuk reagon.

Për sot në mënyrë kategorike policia nuk justifikohet. Ka pasur 3 vendngjarje që mbulohen nga 3 rajone policie. Autori qarkullon për shtatë palë qejfe me kallashnikov. Ata grupet me kamera që mbikëqyrin, policia ka sallë operative, si ka mundësi që nuk e ka parandaluar këtë”, u shpreh Prençi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat