Aksidentoi për vdekje dy persona, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Tirana

Aksidentoi për vdekje dy persona, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Catch” në pranga ka rënë Etjon Lazri, pasi aksidentoi për vdekje dy persona.

Lazri është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 35-vjeçarin, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat