Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të kushtojë 51 milionë lekë

Tirana

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të kushtojë 51 milionë lekë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 11:36
Samiti

Samiti që do të mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit, javën e ardhshme më 16 Tetor në Tiranë do të kushtojë 51 milionë lekë.

Kjo do të jetë hera e parë që një samit i tillë mbahet jashtë vendeve të Bashkimit Europian.

Vendimi:

VENDIM Nr. 569, datë 6.10.2023
PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2023, MIRATUAR PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR PËRBALLIMIN E SHPENZIMEVE TË ORGANIZIMIT NË TIRANË TË SAMITIT TË PROCESIT TË BERLINIT, DATË 16 TETOR 2023

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, mepropozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

1.Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit të Procesit të Berlinit, datë 16 tetor 2023.

2.Efekti financiar, prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2023.

3.Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat