Motorat "pushtojnë" Tiranën, diçka e mrekullueshme ka ndodhur tek sheshi "Nënë Tereza"

Tirana

Motorat "pushtojnë" Tiranën, diçka e mrekullueshme ka ndodhur tek sheshi "Nënë Tereza"

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 10:03
Pamje nga video

Kemi parë nuse që merret me traktor, autobus, vinç, por një tjetër ide e veçantë është shpalosur në Tiranë, në sheshin "Nënë Tereza".

Një djalë ka menduar t'i bëjë një surprizë të bukur njeriut të zemrës, ai ka mbledhur shumë djem, shokë dhe të afërm si dhe ka zgjedhur një motor për vete dhe kanë dhuruar spektakël në shesh.

Ai së bashku me dashurinë e tij janë vendosur në qendër, ndërsa djemtë e tjera i kanë rrethuar duke ecur me motora, shoqëruar edhe me zhurmën e tyre.

Një atmosferë ndryshe që do e kishte zili çdo femër në ditën e saj të martesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat