Identifikohen tre autorët që dhunuan biznesmenin libanez në Tiranë

Tirana

Identifikohen tre autorët që dhunuan biznesmenin libanez në Tiranë

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 19:46
Faadi Mitri

Identifikohen autorët e dhunimit të biznesmenit libanez në Tiranë, Faad Mitri.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë, sipas të cilëve pritet në vijim dhe arrestimi i tyre.

Ngjarja u regjistrua të shtunën, me 10 shtator 2016 në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit.

Biznesmeni Faad Mitri sëbashku me shtetasin E.M të cilëu udhëtonin  me “Mitsubishi fillimisht u përplasen me mjetin tip “Volkswagen” ku gjendeshin 3 persona.

Aksidenti me shumë gjasa ishte i inskenuar. 2 prej personave në mjetin tjetër pas aksidentit kanë rrahur me shkop bejsbolli biznesmenin libanez sëbashku me shoferin e tij.

Për ngjarjen policia pati shoqëruar 9 persona.Për ngjarjen reaguan PD dhe LSI, duke kërkuar vënien para drejtësisë të autorëve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat