Shiu zbulon skandalin në Spitalin e Traumës, të sëmurët presin me kova ujin nga tavani

Tirana

Shiu zbulon skandalin në Spitalin e Traumës, të sëmurët presin me kova ujin nga tavani

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 23:24
Pamje nga video

Skandal në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Të sëmurët janë përballur me një situatë që e ka rënduar edhe më shumë shëndetin e tyre, kur në fakt paguajnë lekë për të gjetur kurim e qetësi në spital.

Reshjet e shiut të rëna gjatë ditës së sotme, që u shtuan në mbrëmje, kanë nxjerrë në pah problemet me infrastrukturën. Tavani ka nisur të pikojë duke mbushur me ujë dhomën ku janë shtruar të sëmurët në katin e dytë në pavionin e ORL-së. 

Në videon e publikuar nga Jeta osh Qef, shihet teksa pacientët kanë vendosur disa kova boshe për të pritur ujin që pikon nga tavani. Një situatë e rëndë, po të mendosh që uji kalon edhe në telat e ndriçimit të dhomës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat