Grabitet argjendaria në Tiranë pranë “Pazarit të Ri”

Tirana

Grabitet argjendaria në Tiranë pranë “Pazarit të Ri”

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 19:48
Ilustrim

Një argjendari në kryeqytet është vjedhur pasditen e sotme. Dyqani i argjendarisë ndodhet pranë pazarit të ri në rrugën “Luigj Gurakuqi”.
Nga të dhënat e para mësohet se, autorët kanë çarë murin e mbrapa dyqanit dhe më pas janë futur brenda dhe kanë grabitur argjendarinë.
Deri tani dyshohet se autorët kanë arritur të marrin 10 kg flori , 30 kg argjend dhe 600 ora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat