Maratona e vrapimit shkakton trafik në Tiranë

Tirana

Maratona e vrapimit shkakton trafik në Tiranë

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 15:09
Foto

Edhe pse Bashkia e Tiranës kishte njoftuar disa here ditët e fundit dhe kërkoi mirëkuptim nga qytetarët për bllokimin e rrugëve për shkak të Maratonës, por  duket se jo të gjithë banorët i kanë ndjekur udhëzimet e bashkisë.

Disa prej tyre janë shprehur se nuk kanë pasur dijeni për bllokimin e akseve kryesore të kryeqytetit dhe kanë qenë te shqetësuar për mos funksionimin e linjave urbane.

Mbi 130 policë ishin në dispozicion të garantimit të një qarkullimi sa më të organizuar ne kushtet e bllokimit të rrugëve ku kalonte dhe itinerari i Maratonës, e para e këtij niveli e organizuar në Kryeqytetin e Shqipërisë dhe që u mbështet nga një pjesë e madhe e qytetarëve, personaliteteve, politikanëve vendase dhe nga Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat