Veliaj: Brenda nëntorit miratohet plani urbanistik i Tiranës

Tirana

Veliaj: Brenda nëntorit miratohet plani urbanistik i Tiranës

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 11:14
Erion Veliaj

Brenda muajit nëntor do të mbyllet plani vendor urbanistik i Tiranës. Gjatë një takimi të zhvilluar tek Piramida, kryebashkiaku Veliaj tha se brenda vitit të parë të mandatit mbyllet plani urbanistik, ndërsa në tre vitet e tjera do të bëhet implementimi i tij.

Veliaj: Ka qenë një vit rekord pune, një vit shumë intensiv. Edhe pse Tirana është qyteti më i madh, më vjen mirë që jemi të parët që e mbyllim planin urbanistik. Do të vazhdojmë me kalimin e planit në Këshillin Bashkiak dhe KRT-në gjatë muajit nëntor.

Ky vit mbyll historinë e planit në vitin tonë të parë dhe pastaj tre vitet e tjera të punojmë për implementimin. Ne kemi realizuar rreth 100 dëgjesa publike, 3 të mëdha në nivel ekspertësh. Më vjen mirë që e mbyllim këtu tek Piramida e asaj që është metaforë e asaj që është qyteti.  

Për sa i përket Piramidës, kryebashkiaku deklaroi se Bashkia e Tiranës ka një projekt ambicioz.

Veliaj: Bashkia ka një projekt ambicioz për ta kthyer Piramidën në një hapësirë publike, për t’ua kthyer qytetarëve të Tiranës, për ta bërë të aksesueshme për aktivitete publike. Si hera e fundit që takohemi në këtë Piramidë në këtë gjendje, mund të kthehen në funksionale në dobi të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat