Në këmbim të eliminimit të Gylenistëve, Ankaraja sjell në Tiranë vetëm pajisje për policinë

Tirana

Në këmbim të eliminimit të Gylenistëve, Ankaraja sjell në Tiranë vetëm pajisje për policinë

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 10:01
Edi Rama- Erdogan

Qeveria turke ka sjellë dy ditë më parë në Portin e Durrësit një anije e madhe me ndihma policore që përfshin veshje por edhe pajisje për policinë shqiptare. Pjesa më e rëndësishme e kësaj ndihme janë pajisje për Forcat Speciale Shqiptare, kryesisht për mbrojtjen e tyre dhe pajisje të posaçme që përdoren për ndërhyrjen në raste specifike.

Gjithashtu, qeveria e Ankarasë ka sjellë sasi shumë të mëdha uniformash për policinë shqiptare, të cilat janë qepur falas në një nga stabilimentet ku prodhohen veshjet policore dhe ushtarake të Turqisë.

Ndërkaq, përveç sasisë ka edhe larmi të ndryshme të uniformave që janë ndarë sipas sektorëve të veçantë, të cilët tani e tutje do të kenë edhe stemat e tyre. Gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm shqiptar në Ankara, qeveria turke ka bërë të ditur se menjëherë pas zgjidhjes së aktiviteteve të grupit FETO, do të riaktivizoheshin ndihmat ekonomike.

Ditmir Bushati, i cili është i përfolur për lidhje me gylenistët, ka deklaruar në Ankara se do të bëhet gjithçka në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar. Në fakt qeveria turke nuk ka kërkuar asnjëherë që të shkelen ligjet e shtetit, por ajo ka sjellë fakte të dokumentuara të cilat tregojnë për veprimtarinë si shtet paralel jashtë ligjeve të shtetit turk të gjithë strukturave të gylenistëve: lëvizje fondesh, përdorimin e flamurit turk pa leje, si dhe lojës me figurat nacionale dhe simbolet e rëndësishme për turqit.

Si fazë e parë është rënë dakord që të hiqen flamujt e Republikës së Turqisë nga këto shkolla, dhe më pas do të kërkohet zyrtarisht mospërfaqësimi me emra që kanë kuptim të rëndësishëm për shtetin dhe popullin turk.

Për shembull, Mehmet Akif është hartuesi i himnit turk; Turgut Ozal një nga kryeministrat që cilësohet nga më të sukseshmit në Turqi; ndërsa Hasan Riza Pasha, është një figurë e rëndësishme e miqësisë shqiptaro-turke, pasi mbrojti Shkodrën dhe nuk lejoi që forcat e Knjaz Nikollës ta pushtojnë atë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat