Sherr në Tiranë/ “Trimi” godet në fytyrë të moshuarin dhe i hedh kapelen në tokë

Tirana

Sherr në Tiranë/ “Trimi” godet në fytyrë të moshuarin dhe i hedh kapelen në tokë

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 21:30
Pamje nga video

Një video e bërë ditën e sotme rreth orës 09:50 në Tiranë, na tregon një episod mjaft të pakëndshëm. Dy shoferë taksie zihen me njëri-tjetrin për një arsye banale, rradhën se cili do të niset i pari. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit. Nga video dallohet se si shoferi që është në këmbë jashtë makinës, i kërkon plot arrogancë shoferit të moshuar që gjendet ulur në makinë, që të ecë mbrapa pasi  pretendonte se ishte vendi dhe radha e tij.

Ndërsa personi i moshuar brenda makinës i shpjegon që edhe ai ia kishte zënë vendin më parë dhe do njoftonte policinë për shkak se  personi jashtë po ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike mbi të. Kaq ka mjaftuar që shoferi që ishte jashtë të godiste në mënyrë banditeske shoferin e moshuar në kokë. Aq e fortë ishte goditja saqë kapelja e të moshuarit fluturoi në tokë. Si mund të udhëtojnë qytetarët me këta lloj shoferash kaq të dhunshëm?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat