Firma private dëmton kabllot, disa zona në Tiranë pa energji

Tirana

Firma private dëmton kabllot, disa zona në Tiranë pa energji

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 14:42
Ilustrim

Paraditen e të hënës, në disa zona të Tiranës ka munguar energjia elektrike për shkak të dëmtimit të kabllove të tensionit të mesëm nga një firmë private.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se dëmtimi ka ndodhur pranë fshatit SOS. Ajo ka shtuar se kjo linjë i përket fidrit të Selitës.

Ndërsa aktualisht pa energji janë zona e Liqenit të Thatë, Kopshti Botanik e të tjerë. Gjithashtu bëhet e ditur se punonjësit e OSHEE-së po punojnë për riparimin e dëmit të shkaktuar nga kompania private. Për këtë të fundit kanë nisur dhe procedurat ligjore përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat