A do të bjerë sërish dëborë në Tiranë? Këto janë ditët kur pritet që të zbardhet Shqipëria

Tirana

A do të bjerë sërish dëborë në Tiranë? Këto janë ditët kur pritet që të zbardhet Shqipëria

Më: 14 janar 2017 Në ora: 08:17
Ilustrim

Vetëm tre ditë më parë, Tirana u zbardh nga Dëbora.

Ishte dëbora e parë pas shumë vitesh që binte në një trashësi të tillë. Po duket se, qytetarët e Tiranës, sidomos ata që nuk e kamë shijuar mirë borën në Tiranë, do kenë edhe një mundësi të dytë.

“Meteoalb” në orët e fundit ka bërë me dije se muaji janar do të jetë i ftohtë me reshje dëbore dhe shiu.

"Përfundimisht: Janari 2017 do të vijojë i ftohtë dhe me reshje të konsiderueshme deri nga data 25", ndërsa të interesuar për Tiranën, "Meteoalba" ka thënë se nuk përjashtohet mundësia.

Ndaj bëni mirë që këto ditë të visheni trashë dhe të mos dilni pa çadra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat