Tiranë, arrestohet Përmbaruesi Gjyqësor, tre vendimet që e çuan në pranga

Tirana

Tiranë, arrestohet Përmbaruesi Gjyqësor, tre vendimet që e çuan në pranga

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 19:22
Ilustrim

Një Përmbarues Gjyqësor privat u arrestua nga policia e Tiranës pasi ka ushtruar profesionin edhe pasi i është hequr licenca.

Baftjar Nelaj, 50 vjeç, banues në Tiranë akuzohet për shpërdorim detyre. Ai ka ushtruar detyrën edhe pas heqjes së certifikatës së ushtrimit të veprimtarisë përmbarimore, veprime këto në kundërshtim me ligjin Nr.10031,  datë 11.12.2008 si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë Nr.753/2 datë 11.01.2017.

Këtij shtetasi pasi i është hequr licenca, ka vijuar me kërkesa, urdhra ekzekutimesh dhe sekuestrosh në tre subjekte të ndryshme. Policia thotë se ka sekuestruar kopje të shkresave që e vërtetojnë këtë shkelje.

50-vjeçari ka rezultuar me precedent penal pasi është shpallur fajtor me vendim të Gjykatës së Tiranës për armëmbajtje pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat