Drejtoresha e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” mbyll nxënësit në shkollë për të mos shkuar në protestë

Tirana

Drejtoresha e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” mbyll nxënësit në shkollë për të mos shkuar në protestë

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:44
Shumë nxënës ne nje shkolle në Tiranë

Shumë nxënës të shkollave në Tiranë, kanë tentuar që të lënë mësimin për t’ju bashkuar protestës së PD-së që po mbahet prej 4 ditësh përballë kryeministrisë.

Disa prej gjimnazistëve kanë mundur të dalin nga shkolla, duke bojkotuar mësimin dhe bashkuar më pas protestës së PD-së. Po shumë të tjerë, nuk janë lejuar të largohen nga shkolla, pasi atyre u është mbyllur dera.

Siç mësohet, në gjimnazin e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, gjimnazistët janë kyçur brenda dyerve të shkollës në pushimin e madh.

Ka qenë zëvendëskryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besa Petriti,  e cili ka denoncuar rastin në fjalë, duke publikuar edhe fotot nga gjimnazi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat