Grabitet për 20 sekonda banka në mes të Tiranës!

Tirana

Grabitet për 20 sekonda banka në mes të Tiranës!

Më: 5 mars 2017 Në ora: 11:10
Ilustrim

Një tjetër rast grabitje i bankave të nivelit të dytë është shënuar në Tiranë.

Sipas informacioneve nga Policia e Kryeqytetit bëhet e ditur se në mesnatë, rreth orës 00:17, është aktivizuar sinjali i një banke të nivelit të dytë, në rrugën “Hamdi Cinoimeri” në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar xhamin e hyrjes kryesore të Bankës të thyer.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dhe kamerat e sigurisë së bankës, ka rezultuar se një shtetas pasi ka thyer xhamin me gurë, ka hyrë brenda bankës ku ka kontrolluar sirtarët. Megjithatë autori nuk ka gjetur asgjë dhe është larguar “duarbosh”, kjo  edhe sipas deklarimeve të punonjësve të  bankës.

Burime nga policia thanë se nga kqyrja e kamerave rezultoi se ky shtetas i ka kryer këto  veprime për  20 sekonda dhe  më pas është larguar me shpejtësi.

Forcat e rendit po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat