Vrasja e Cukut, Drejtori i Policisë së Tiranës: Ngjarje e rëndë, po hetohen të gjitha pistat

Tirana

Vrasja e Cukut, Drejtori i Policisë së Tiranës: Ngjarje e rëndë, po hetohen të gjitha pistat

Më: 8 prill 2017 Në ora: 21:46
Drejtori i Policisë së Tiranës

Pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e stome në Tiranë, ku mbeti i vrarë ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku, në vendin e ngjarjes ka vajtur drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.

Hodaj e ka cilësuar ngjarje të rëndë vrasjen e Cukut, duke shtuar se po hetohen të gjitha pistat e mundshme.

Po ashtu, kreu i policisë së Tiranës, tha se janë shoqëruar dëshmitarët që kanë parë ngjarjen dhe po merren në pyetje.

“Po hetohen te gjitha pistat e mundshme. Ngjarje e rende. Ka vdekur ne vend është qëlluar ne koke. Ne shesh pushimin e pallatit sa ka hyre. Dëshmitarët thonë qe kane qene dy veta me motor. Dëshmitarët janë shoqëruar ne polici.”, -tha Hodaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat