Hap dyert në Tiranë, Panairi i parë Mesdhetar i Turizmit

Tirana

Hap dyert në Tiranë, Panairi i parë Mesdhetar i Turizmit

Më: 9 prill 2017 Në ora: 07:19
Panairi i Parë Mesdhetar i Turizmit

Hapi sot dyert Panairi i Parë Mesdhetar i Turizmit, në Expocity, Tiranë i cili synon ta fusë Shqipërinë në kalendarin ndërkombëtar të panaireve, si dhe të jetë jetë një pikë takimi i një rëndësie rajonale mes subjekteve që operojnë në këtë sektor.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, e cila në mënyrë simbolike preu dhe shiritin e këtij panairi të parë, duke uruar që ai të bëhet i përvitshëm dhe të sjellë një vlerë të shtuar në turizmin shqiptar.

Në këtë panair janë 72 stenda dhe rreth 120 subjekte, ku risi është prezantimi i secilës bashki të vendit, që nga Malësia e Madh e deri në Sarandë.
Produktet e paraqitura në këtë panair janë nga më të larmishmet, që nga paketat turistike, produktet e kulinarisë, kostumografisë, punimeve artizanale e gjithçka tjetër të bukur dhe me vlerë që ka vendi ynë.

Gjithashtu merrnin pjesë agjenci turistike nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, nga Italia, nga Greqia, të përfaqësuara nga ambasadat që i takojnë zonës së Mesdheut .
Ky panair që do të zgjasë dy ditë (8-9 prill) u organizua nën kujdesin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes si dhe shoqatat e turizmit.

Në ceremoninë e hapjes, ministrja Ekonomi mbajti një fjalë ku përshëndeti gjithë të ftuarit dhe pjesëmarrësit.
Ajo u shpreh shumë entuziaste që më në fund Shqipëria ia doli të organizojë një panair të sajin dhe të mos jetë thjesht pjesëmarrëse në panaire turizmi në botë.

Ministrja ndau arritjet e Shqipërisë në fushën e turizmit, veçanërisht vitin e fundit të cilat kanë qenë të shumta dhe e kanë renditur Shqipërinë mjaft mirë në zhvillimin e këtij sektori, hapjen e vendeve të punës, sigurinë, dhe hapjen e Shqipërisë pra brandimin e saj në botë.“

Duke filluar nga viti i kaluar ne jemi përpjekur ta shfaqim Shqipërinë në më shumë se 15 panaire. Ka disa gjëra që duhen zbuluar në rajon, në vendin tonë, ndaj dhe tema e këtij panairi u vendos të quhej Mesdheu por edhe më shumë Shqipëria, si destinacion i rëndësishëm turistik”, deklaroi ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Turizmi është kthyer në një nga mbështetësit kryesorë të ekononisë në vend. Edhe bashkitë po fokusohen në nxitjen e këtij sektori, i cili po gjeneron vende pune dhe po hap bizinese të reja.

“Pazari i Ri është një nga rastet më tipike. Investimi ishte jo vetëm për ta kthyer atë në një hapësirë të këndshme për qytetarët, por edhe në një destinacion turistik ku ndërthuret tradita dhe modernja, por edhe kulinaria shqiptare. Edhe sheshi “Skëndërbej” do të kthehet në një atraksion turistik. Kush viziton Tiranën do të mund të prekë gjurmë nga historia, kultura, pak nga gjithë Shqipëria”, tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat