Dënohet me 3 vjet e 6 muaj burg klienti më i keq në Tiranë: Pistoletë në kokë kamerieres

Tirana

Dënohet me 3 vjet e 6 muaj burg klienti më i keq në Tiranë: Pistoletë në kokë kamerieres

Më: 15 prill 2017 Në ora: 17:57
Ilustrim

Një kameriere në Tiranë ka parë tmerr me sy. Një klient i dehur i ka vënë pistoletën në kokë dhe i ka kërkuar që t’i shërbejë, në të kundërt do ta vriste.

Ngjarja ka ndodhur më 20 dhjetor të vitit të kaluar, por para disa ditësh agresori është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Personi me inicialet B.A ka shkuar rreth orës 22:30 në një lokal në zonën e ish-Stacionit të Trenit.

Ai ka qenë në gjendje të dehur dhe është ulur jashtë. Kamerierja i ka kërkuar që të ndërrojë tavolinë, por ai ka insistuar të qëndrojë aty, shkruan Panorama.

Kur kamerierja ka parë se ai ka qenë në gjendje të dehur i ka kërkuar të largohet. Ai ka refuzuar dhe madje ka hyrë brenda në lokal dhe ka nxjerrë një pistoletë duke ia drejtuar asaj. “Më shërbe ose të vras”, mësohet ta ketë kërcënuar B.A kamerieren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat