"Transformimi i sheshit po shkatërron historinë e Tiranës dhe po i nxin jetën qytetarëve"

Tirana

"Transformimi i sheshit po shkatërron historinë e Tiranës dhe po i nxin jetën qytetarëve"

Më: 17 prill 2017 Në ora: 18:28
Tirane

Për ish kryetarin e PD-së dhe ish deputetin Tritan Shehu transformimi i sheshit Skënderbej nga kryebashkiaku Veliaj po bën dy gjëra, shkatërrimin e historisë së kryeqytetit si dhe hapjen e një problematike të re për qytetarët, trafikun e rënduar.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Shehu jep arsyet e tij se përse ndryshimi radikal i sheshit Skënderbej do të jetë më shumë dëmprurës sesa fitimprurës për qytetarët.

POSTIMI I TRITAN SHEHUT:

“TRANSFORMIMI” I SHESHIT SKENDERBEJ PO SHKATERRON “PERSONALITETIN” DHE HISTORINE E TIRANES, LEVIZSHMERINE NE ATE!

Sheshi Skenderbej duhet kthyer sa me afer identitetit!

Ne shqiptaret kemi nje varferi historike veprash urbanistike, ndertimore etj me te cilat mund te demostrojme zhvillimin ne shekuj. Kjo kryesisht sepse ne nje histori te erret, vecanerisht nen Perandorine Otomane, keto nuk kane “lulezuar”.

Gjithashtu per kete “boshllek” ka kontribuar edhe mos kujdesi e restaurimi i tyre, shkaterrimet pa kriter qe nga vitet e komunizmit, per t’i zevendesuar me “te reja”.

SHESHI SKENDERBEJ PER BUKURINE, VLERAT HISTORIKE, URBANISTIKE ETJ, U KTHYE NE SIMBOL TE TIRANES E SHQIPERISE.

Une nuk e di sa i “bukur” do te dale projekti i ri; “bukuria” eshte relative dhe e shume llojeshme, por projektet e rinj zbatohen ne zonat e reja, asnjehere duke rrafshuar vlerat historike e simbolike te qyeteteve.

GJITHASHTU MBYLLJA E TRAFIKUT NE ATE SHESH KA NDERPRERE KOMUNIKIMIN MIDIS PJESEVE KRYESORE TE KRYEQYTETIT.

Sheshi Skenderbej eshte projektuar ne vitet 20-te nga mendje te ndritura ne harmoni dhe si nyje ne urbanistiken e Tiranes se atehereshme e perspektiven se saj.

“Transformimi” i sotem i Sheshit Skenderbej eshte psh sikur ne Rome kjo te behej me Piazza Venezia apo ne Paris me Place d’Etoile, per t’i kthyer ne EURO e Defence, apo akoma me keq, duke i mbyllur ato edhe per trafikun.

Tja “kthesh qytetareve” Sheshin nuk do te thote tja “nxish jeten” atyre me trafikun; automjetet jane te qytetareve edhe ne funksion te tyre, duhet bere e kunderta!

SIDOQOFTE HISTORIA E VLERAT NUK SHKATERROHEN, ATO RRUHEN E RESTAUROHEN, MODERNIA, QOFTE DHE PEDONALE KJO, NDERTOHEN DIKU TJETER.

Ky eshte zhvillimi linear i nje vendi, i bazuar mbi vlerat e racionalitetin historik dhe jo mbi idete radikale se “BOTA FILLON ME MUA, APO BOTA JAM UNE”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat