Nesër kaos në trafikun e Tiranës! Zhvillohet stërvitje për sulmet kimike

Tirana

Nesër kaos në trafikun e Tiranës! Zhvillohet stërvitje për sulmet kimike

Më: 22 maj 2017 Në ora: 20:22
Tirane

Nesër pritet që në rrugët e Tiranës të ketë një trafik të lartë.

Shkak do të jetë një stërvitje që pritet të zhvillojë Ministra e Brendshme në kuadër të reagimit kundër një incidenti me lëndë kimike.

Stërvitja do të zhvillohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, dhe në të do të marrin pjesë një sërë forcash të tjera nga Zjarrfikësit, Agjencia e Mjedisit, Urgjenca etj.

Stërvitja do të zhvillohet në segmentin rrugor Kodër Kashar- Rinas, dhe rruga do të jetë e kalueshme vetëm në një anë. Por për shkak të akumulimit të shumtë të automjeteve, pritet që edhe në Tiranë trafiku të rëndohet në orët e zhvillimit të stërvitjes.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët se për shkak të stërvitjes segmenti rrugor Kodër Kashar - Rinas, nga ora 09:00 deri në orën 11:00 në datën 23 maj do të funksionojë me një kalim për shkak të lëvizjes së mjeteve të emergjencës, të cilat do të jenë pjesë e operacioneve të ndërhyrjes në këtë stërvitje.”- shkruhet në njoftimin e MB.

Ja njoftimi i plotë i Ministrisë së Brendshme:

EC: Stërvitje për reagimin e përbashkët kundër incidentit me lëndë kimike

Reagimi i Strukturave të Përgjigjes së Parë në Incidentet që shkaktohen nga lëndët kimike do të jetë qëllimi i stërvitjes që do të zhvillohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, pranë MPB.

Stërvitja do të zhvillohet  në datë 23 maj nga ora 10.00 pranë mjediseve te Universitetit ‘’Epoka’’ (prane aeroportit Nene Tereza). Kjo stërvitje do të mbahet në kuadër të projektit të Bashkimit Europian ‘’EuropeAid’’.

Në të do të marrin pjesë forcat zjarrfikëse të shërbimit vendor të bashkisë Tiranë, njësi të Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe të Rendit nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Njësi të Shërbimit të Urgjencës Mjekësore të Tiranës, mjete nga Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë, Njësi speciale nga forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes ,forca dhe mjete nga Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile si dhe studentë dhe pedagogë nga Universiteti ‘’Epoka’’.

Gjatë stërvitjes do të testohen aspekte specifike të reagimit ndaj emergjencave me lëndë kimike, bakteriologjijke, radioaktive dhe nukleare. Gjithashtu synohet të forcohet edhe  bashkëpunimi dhe ndërveprimi midis strukturave dhe njësive operacionale të institucioneve në nivele kombëtar, qarku dhe bashkie, duke përfshirë forca dhe mjete nga Drejtoritë e MPB, MM, MSH, MMJ, Bashkisë të Tiranës dhe forcave vullnetare.

Stërvitja do të monitorohet nga një ekip i Konsorciumit Rajonal të Mekanizimit Europian i Mbrojtjes Civile.

Njoftojmë të gjithë qytetarët se për shkak të stërvitjes segmenti rrugor Kodër Kashar - Rinas, nga ora 09:00 deri në orën 11:00 në datën 23 maj do të funksionojë me një kalim për shkak të lëvizjes së mjeteve të emergjencës, të cilat do të jenë pjesë e operacioneve të ndërhyrjes në këtë stërvitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat