Drogë, burg dhe rrëmbim të miturash/ Kush është i forti i Tropojës që vuri në siklet blutë e Tiranës

Tirana

Drogë, burg dhe rrëmbim të miturash/ Kush është i forti i Tropojës që vuri në siklet blutë e Tiranës

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 09:41
Policia e Tiranes

Taulant Neçaj, që u arrestua dy ditë më parë për gjobëvënie, është nipi i “të fortit” të Tropojës, Filip Gjeloshi, i skeduar për disa ngjarje kriminale nga Policia.

Ndërsa edhe vetë Neçaj rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, të paktën për 3 ngjarje të dokumentuara. Më 21 janar të vitit 2010 ai ishte protagonist në rrëmbimin e një vajze 15-vjeçare, e cila u bë “shënjestër” e tre personave.

Vajza e mitur për dy ditë me radhë u mbyll në një shtëpi nga tre të rinjtë, duke u bërë pjesë e dëfrimeve të tyre, por nuk u abuzua seksualisht nga ata.

Dy vite më vonë, makina e Taulant Neçajt aksidenton me një mjeti tip “Audi A4” kalimtarin Vlash Simoni, të cilit nuk i jep as ndihmën e parë, por largohet nga vendngjarja.

Mjeti “Audi” rezultoi në pronësi të Neçajt, por ai vetë deklaroi në Polici se nuk kishte qenë në drejtim të makinës, por i vëllai, i cili u dënua me një vit burg.

Ndërsa më 6 korrik të vitit të kaluar, Taulant Neçaj u dënua me 3 vite e 4 muaj burgim, por Gjykata e Apelit vendosi që i riu të dënohej me provë.

Neçaj ishte shpallur fajtor për shkak se më 23 dhjetor të 2014-ës, në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, Policia i gjeti në makinë një sasi prej 15.40 gramësh hashash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat