Ky është Bulevardi i ri

Tirana

Ky është Bulevardi i ri

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 12:09
Bulevardi i ri

Ceremonia e hapjes së segmentit të parë të Bulevardit të ri të Tiranës do të zhvillohet më 20 qershor, ndërkohë që po mbyllen dhe punimet e fundit për të.

Për herë të parë në Shqipëri, aksi kryesor do të ndriçohet me një ndriçim të përshtatshëm për makinat, e për të gjithë ata që do të përdorin bulevardin. Falë teknologjisë më të fundit, projektuesit kanë menduar për të krijuar një ndriçim më miqësor për sheshet kryesore, duke nisur nga ai kryesor që është tek ish Stacioni i Trenit e më pas me vendosjen e ndriçimit në Bulevard, si dhe të sheshet e tjera ku qytetarët do të kenë mundësi që të pushojnë të qetë dhe në mënyrë komode. 

Përveç aspektit estetik, teknologjia e përdorur për sistemin e ndriçimit në Bulevardin e ri është e gjeneratës së fundit, duke pasur efikasitet më të lartë, shpenzim më të ulët të energjisë si dhe ulje të ndotjes. 

Bulevardi i Ri i Tiranës që përshkon segmentin nga ish-Stacioni i Trenit deri në Lumin e Tiranës do të shndërrohet në një nga zonat më të rëndësishme të Tiranës, jo vetëm në aspektin e infrastrukturës moderne dhe rekreacionit, por edhe të institucioneve administrative që do të zhvendosen aty. 

Vetë Bashkia e Tiranës ka programuar që të zhvendos në këtë zonë zyrat e saj të shërbimit. Gjithashtu një sërë përfaqësish të huaja diplomatike kanë shprehur interes që të zhvendosin selitë e tyre përgjatë këtij bulevardi.

Image
Bulevardi i ri
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat