Sherr masiv në qendër të Tiranës

Tirana

Sherr masiv në qendër të Tiranës

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 10:20
Pamje nga video

Ditën e shtunë në Tiranë është mbajtur një kampionat i futbollit në fusha të mbyllura dhe gjatë kësaj kohe është shënuar edhe një incident mes ekipeve kundërshtare.

Kampionati është organizuar nga një kompani pijesh energjike, por me sa duket nuk ishin marrë masat e duhura për mbarëvajtjen e eventit.

Kështu, pas ndeshjes Guerrilasit-Tomorrica, ka filluar një sherr masiv dhe policia nuk ka reaguar për asnjë rast edhe pse sipas qytetarëve në vendngjarje ishte e domosdoshme ndërhyrja e forcave blu.

“Përshëndetje JOQ! Policat Bashkiakë në festë gjatë kampionatit të futbollit dhe gjatë sherrit. Kjo video është filmuar gjatë kohës që ndodhi sherri dhe policia në vend që të ndërhynte, thjesht bënte sehir.”, -shprehet denoncuesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat