PS thyen kodin zgjedhor/ Autobusi i Rilindjes xhiro nëpër Tiranë

Tirana

PS thyen kodin zgjedhor/ Autobusi i Rilindjes xhiro nëpër Tiranë

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 14:52
Autobusi i Rilindjes xhiro nëpër Tiranë

Ndonëse në rregullat e këtyre zgjedhjeve të kodit zgjedhor u përcaktuar qartë se Në çdo rast, është e ndaluar përdorimi i materialeve propagandistike, përfshirë flamuj dhe postera të çdo lloji apo madhësie, në një distancë më të madhe se 5 m larg zyrës elektorale të subjektit zgjedhor apo kandidatit, duket se për Partinë Socialiste ky rregull sot ka bërë përjashtim.

Kështu, nisur nga fotot dërguar në redaksinë e gazetës Shekulli vihet re qartë që autobusi me mbishkrimin e ngjyrave të PS është duke qarkulluar në Tiranë, pikërisht në zonën e 9- katësheve, afër qendrës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat