KUJDES me ushqimet! Rriten rastet e helmimeve në Tiranë

Tirana

KUJDES me ushqimet! Rriten rastet e helmimeve në Tiranë

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 17:24
Helmimet ne Tirane

Të paktën 50 persona që jetojnë në Tiranë helmohen çdo ditë nga ushqimet që konsumojnë.

Mjekët infeksionit thonë se urgjencat kanë ardhur në rritje me nisjen e stinës së nxehtë, ndërsa paralajmerojnë shtim të rasteve në muajt në vijim.

Për t’i shpëtuar helmimeve dhe dehidrimeve kur temperaturat i kalojnë 40 gradë, mjekët kërkojë që të bëhet kujdes me ushqimin, veçanërisht atë që konsumohet jashtë shtëpisë, shkruan Klan.

Konsumimi i sa më shumë lengjeve dhe evitimi i daljeve në orët e pikut, është një tjetër këshillë e vlefshme për të kaluar pa probleme stinën e verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat