Njoftim që nuk duhet ta humbisni për trafikun në Tiranë, devijim rrugësh!

Tirana

Njoftim që nuk duhet ta humbisni për trafikun në Tiranë, devijim rrugësh!

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 20:25
Ilustrim

Për të shmangur trafikun e rënduar në rrugë gjatë sezonit veror të këtij vitit, Policia rrugore në Shqipëri ka marrë një sërë masash, siç është edhe bllokimi i disa segmenteve rrugorë në orare të caktuara, për mjetet e tonazhit të rëndë.

Kështu, nga masat e Policisë Rrugore të Tiranës, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të lartë nga ora 06:00 deri në orën 22:00, në Autostradës Tiranë - Durrës dhe segmentin rrugor Vorë – Rinas.

Një rrugë dytësore është menduar për kalimin e tyre, Tiranë - Ndroq – Durrës dhe Tiranë – Kamëz.

Policia thotë se këto masa do të vazhdojnë deri në përfundim të sezonit turistik Verë 2017

“Gjithë drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes me respektimin e rregullave të përcaktuara në Kodin Rrugorë, duke mbajtur distancat e sigurisë midis mjeteve dhe respektimit të limiteve të shpejtësisë”, - këshillon policia rrugore e Tiranës. Kujtojmë se gjatë sezonit veror patrullimet e policisë janë shtuar, e po ashtu edhe masat administrative ndaj shoferëve shkelës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat