Një lajm shumë i mirë për nxënësit dhe maturantët e shkollave të Tiranës

Tirana

Një lajm shumë i mirë për nxënësit dhe maturantët e shkollave të Tiranës

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 20:27
Ilustrim

Më në fund një lajm i mirë për të gjithë nxënësit e shkollave 9 vjeçare në Tiranë, si dhe për maturantët që prej pak ditësh kanë përfunduar provimet.

Shkollat në Tiranë kanë nisur të shpërndajnë dëftesat për nxënësit dhe maturantët e kryeqytetit, të cilëve i është dashur të presin për shkak të vonesave që ka kashkatuar tenderimi I tyre në Ministrinë e Arsimit.

Një lajm i mirë ky edhe për mësuesit, të cilët me mbarimin e plotësimit të dëftesave mund të marrin pushimet e tyre verore.

Dëftesa është një e dhënë e rëndësishme sidomos për maturantët dhe ata që përfundojnë klasën e 9-të, por pavarësisht kësaj, mësuesit tregojnë se vetëm një përqindje e vogël e nxënësve e marrin dëftesën që në muajin korrik.

Me ardhjen e dëftesave nëpër shkollat e Tiranës, pritet që dorëzimi i tyre të nisë javën e ardhshme për këdo nga nxënësit që kërkon të marrë notat e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat