Fundjava jashtë Tiranës, policia apel qytetarëve

Tirana

Fundjava jashtë Tiranës, policia apel qytetarëve

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 22:57
Ilustrim

Nisur nga vrojtimet e dy javëve të fundit, Policia Rrugore njofton se për ditën e nesërme ngarkesa në aksin rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit do të jetë e mbingarkuar, për shkak të fluksit të mjeteve të pushuesve nga Tirana dhe qytetet e tjera që synojnë këtë zonë plazhi.

“Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë – Ndroq- Plepa- Durrës, ose në alternative edhe aksin Tiranë – Tuneli i Krrabës – Elbasan – Rrogozhinë”, thuhet në një njoftim për mediat.

Policia Rrugore porosit gjithashtu drejtuesit e mjeteve të shmangin tejkalimet e shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimin e alkoolit dhe gjithashtu në çdo rast të përdorin rripat e sigurimit dhe për motoçiklistët kaskat mbrojtëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat