Veliaj: Ja pse Bashkia po rrit çmimin e ujit në Tiranë

Tirana

Veliaj: Ja pse Bashkia po rrit çmimin e ujit në Tiranë

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 21:43
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare” në Ora News, sqaroi se pse bashkia e Tiranës po rrit çmimin e ujit të pijshëm në kryeqytet.

Veliaj tha se Tirana është zgjeruar dhe zona të tilla si Astiri nuk mbulohen me rrjetin e ujësjellësit të Bovillës. Për të bërë investime në këtë zonë, ai tha se duhen para.

Intervista:
Tare: Pse po e rrisni çmimin kur nuk kemi ujë në shtëpi?

Veliaj: Për situatën e ujit….Për herë të parë Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër menaxhimin e ujit kur kryetar ishte Lulzim Basha, por kur ishte vetëm Tirana, por sot Bashkia ka marrë edhe zona si Kashari. Një pjesë që nuk ka qenë fare në Tiranë janë ujësjellës kanalizime të fshatrave. Gjatë kohës që PD menaxhoi komunën Karash dha vetëm leje dhe pa vendosur fare rrjetin e ujit.

Tare: Ata që na dëgjojnë nga shtëpia thonë janë justifikime…
.
Veliaj: Po jap një sfond nga e kaluara. Ka dy mundësi, e para është të ngre duart dhe të them se nuk bëhet dhe e dyta është të menaxhojë këtë situatë. Unë gjithmonë zgjedh të dytën me më të mirën që të bëj.

Tare: Dhe mënyra më e mirë është rritja e çmimit..

Veliaj: Zona e Kasharit furnizohet me ujë nga një kompani që ka hapur pus uji. Zona u zgjerua dhe fshati u kthye në qytet me pallate por pa pasur rrjet uji. Tani që është shitur çdo apartament në zonën e Astirit nuk mban më. Një burim nuk mund të mbaj një lagje me 50 mijë banorë. Çdo ditë çojmë autobote me ujë.

Tare: Pse këtë vit u bë më problematike?

Veliaj: 150 ditë pa ujë dhe puset janë me ujë shiu. Rrjeti i Bovillës nuk shkon fare tek Astiri. Kjo është arsyeja që ne na duhen para për investime dhe ne nuk i kemi. Tirana është e ndarë në 3 pjesë. Pjesa qendrore është e furnizuar nga Bovilla. Pjesët periferike furnizohen nga Selita. Ndërkohë, Tirana që na është bashkuar nuk ka qenë fare pjesë e këtij rrjeti. Ata merrnin nga Mëzezi por tani pallatet janë shtuar shumë. Kemi riaktivizuar pusin e minierës së Valiasit, i mbyllur prej 26 vitesh. 

Inxhinierët tanë në kushte spartane kanë bërë të mundur që të bëjnë një lidhje. Sot ajo zonë po furnizohet me bote dhe i kanë depozitat plot çdo mëngjes. Sigurisht nuk mund të mbushim pishina. Kurse 6 fshatrat kanë nisur me pusin e Valiasit. Kam parë që të mërkurë dhe të enjte do të kemi shi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat