Nëse e shikoni në Tiranë këtë person, njoftoni menjëherë policinë

Tirana

Nëse e shikoni në Tiranë këtë person, njoftoni menjëherë policinë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 22:43
Ilustrim

Policia e kryeqytetit ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar, i cili është denoncuar për marrëdhënie seksuale me dhunë nga e fejuara e tij.

Kallëzimi në ngarkim të tij është bërë në Komisariatin nr.1 nga 20-vjeçarja me iniciale R.L., e cila pretendon se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe jashtë dëshirës së saj, përgjatë dy muajve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë shkuar menjëherë në adresën ku supozohej se ndodhej i dyshuari me iniciale J.H., por ai nuk është gjetur aty.

Nga ana tjetër, edhe vetë e dëmtuara, në deklarimet e saj ka treguar se prej disa ditësh telefoni i tij del vazhdimisht i fikur dhe ai nuk u është përgjigjur as mesazheve të saj.

Policia tha se nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë larguar nga Shqipëria, pasi herën e fundit që ka abuzuar seksualisht me të fejuarën e tij, 10 vjet më të vogël, kjo e fundit e ka paralajmëruar se do ta denonconte në Polici.

Vajza ka treguar se ishte fejuar me 30-vjeçarin para rreth 6 muajsh, ndërsa dy muaj më parë ai e ka përdhunuar, pasi ajo kishte refuzuar që të kryente marrëdhënie seksuale me dëshirë me të. Pas këtij momenti, i dyshuari i ka premtuar vajzës që nuk do të abuzonte më me të, por nuk duhej t’i tregonte askujt. E megjithatë, vajza ka deklaruar se nuk kishte ndodhur ashtu.

Ai kishte vijuar të abuzonte seksualisht me të, në banesën e prindërve të tij, por edhe të vajzës, sa herë që ndodhej vetëm me të. Madje, vajza pretendon se edhe është dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga 30-vjeçari, i cili e kërcënonte që të mos i tregonte askujt, në të kundërt do të ndahej me të dhe do t’u bënte keq familjarëve të saj.

Herën e fundit kur është abuzuar ndaj saj, vajza ka arritur të dalë nga shtëpia e tij, duke e paralajmëruar se do të shkonte në Polici.

Megjithatë ajo nuk është paraqitur menjëherë në Polici, pasi ka tentuar të bisedojë me familjarët e të fejuarit, të cilët nuk i janë përgjigjur në telefon.

Të njëjtin veprim ka kryer edhe vetë i dyshuari. Në fund ajo ka vendosur që ta denoncojë për veprimet e dhunshme që ai kishte kryer ndaj saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat